Fobitë më të çuditshme që përballen shumë njerëz!

Dëgjojmë dhe lexojmë shpesh për fobitë dhe zakonisht janë prej lartësive, zvarranikëve apo mjediseve të mbyllura.

Por a keni dëgjuar për fobi ndaj adoleshentëve? Janë disa fobi që konsiderohen si më të çuditshmet që keni dëgjuar.

Pedofobia – Fobia ndaj fëmijëve të vegjël.

Heliofobia – Fobia e kontaktit me diellin.

Korofobia– Frika e të kërcyerit, ideja që mund të ndjekin ritmin apo të kërcejnë sipas një muzike të caktuar, këta njerëz i mbush me ankth dhe paranojë ekstreme.

Venustrafobia– Fobia ndaj njerëzve të bukur. Kjo fobi gjendet e shpërndarë njësoj si te meshkujt edhe te femrat. Këta njerëz kanë frikë nga çdo njeri që ata mendojnë se është i/e bukur.

Ancraofobia – Këta njerëz kanë frikë nga erërat e ndryshme.

Efebifobia – Frika irracionale ndaj adoleshentëve.

Genufobia – Fobia ndaj gjunjëve. Disa njerëz mendojnë se gjuri është jashtë mase i shëmtuar, e disa të tjerë kanë pasur ndonjë traumë në fëmijëri që i shtyn të kenë një frikë ekstreme, apo neveri ekstreme ndaj gjunjëve.

Automatonofobia – Fobia ndaj manekinëve, apo statujave të ngjashme me njeriun.

Antrofobia – Fobia ndaj luleve.

Spectrofobia – Fobia për t’u parë në pasqyrë.

/Indeksonline.net/

Read Previous

Stoltenberg flet me Kurtin: Të gjithë duhet ta ruajnë qetësinë dhe të shmangen veprimet e njëanshme

Read Next

Datat e ndeshjeve të fazës së parë në Superligën e Kosovës në futboll