FMN për Kosovën: Rritja e inflacionit do të vazhdojë deri në mesin e vitit 2022

Shefi i misionit të Fondit Ndërkombëtar për Kosovën, Gabriel Di Bella ka kërkuar që në buxhetin e vitit 2022 të ketë ndarje për ekonomitë familjare, shkollat dhe për zgjerimin e infrastrukturës shëndetësore. Ai ka përsëritur kërkesën e pastrimit të listave të veteranëve të rrejshëm. Derisa ka folur për rritjen e remitancave prej 40 përqind gjatë këtij viti, ai ka theksuar se këto duhet të shfrytëzohen për mbulimin e zbrazëtirave të infrastrukturës socio-ekonomike.

Në prezantimin e vlerësimit të ekipit të FMN-së pas misionit konsultues që është zhvilluar në mënyrë virtuale nga 20 tetori deri më 4 nëntor, shefi i misionit në Kosovë, Gabriel Di Bella tha se në Kosovë inflacioni është rritur dhe se kjo do të përfundojë me 5% rritje.

Di Bella: Rritja e inflacionit do të vazhdojë deri në mesin e vitit 2022

“Lëvizja e çmimeve në naftë ka ndikuar shumë, por edhe ndikimi i rritjes së çmimeve së ushqimeve ka pasur ndikim të madh. Dhe në gjysmën e parë të vitit 2021 kemi parë një përshpejtim të rritjes së çmimeve të energjisë në Evropë. Por, në Kosovë ka qenë paksa i izoluar nga kjo rritje. Megjithatë, disa kompani kanë pësuar nga kjo rritje e çmimeve për shkak të lidhjes së tyre me çmimet rajonale dhe ndërkombëtare të energjisë elektrike. Ajo që presim sa i përket inflacionit është që të vazhdojë një rritje deri diku mesi i vitit 2022. Pastaj të zbutet gradualisht më pas”, tha ai.

/KP/

Read Previous

Të rinjtë trajnohen për zhvillimin dhe fuqizimin e tyre në tregun e punës

Read Next

Murati flet me ambasadorin e ri italian për buxhetin e vitit 2022