Fluturimi historik 11-minutësh i Jeff Bezos në hapësirë

Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos e konsideroi “ditën më të mirë të jetës” fluturimin në hapësirë, së bashku me tre shokë ekuipazhi, mes tyre edhe vëllai i tij, Mark.

Nga pamjet te kritikat: Fluturimi historik 11-minutësh i Jeff Bezos në

Raketa New Shepard e miliarderit u ul në shkretëtirën e Teksasit pas një fluturimi suborbital që zgjati 11 minuta, por mjaftoi që të vendoste disa rekorde për kompaninë e tij, Blue Origin.

Nga pamjet te kritikat: Fluturimi historik 11-minutësh i Jeff Bezos në
Nga pamjet te kritikat: Fluturimi historik 11-minutësh i Jeff Bezos në

Wally Funk, një pionere 82-vjeçare e aviacionit që u stërvit si astronaute në vitet 1960, është njeriu më i vjetër që fluturon në hapësirë. Oliver Daemen, 18 vjeç, një student nga Hollanda, është njeriu më i ri që paguan për të shijuar eksperiencë të tillë.

Nga pamjet te kritikat: Fluturimi historik 11-minutësh i Jeff Bezos në

Njeriu më i pasur në botë me një pasuri të vlerësuar prej 206 miliardë dollarësh, Bezos, 57 vjeç, spërkati shampanjë pasi kapsula e raketës New Shepard u ul me sukses, pas 15 fluturimesh provë.

Nga pamjet te kritikat: Fluturimi historik 11-minutësh i Jeff Bezos në
Nga pamjet te kritikat: Fluturimi historik 11-minutësh i Jeff Bezos në

“Ishte dita më e mirë ndonjëherë”, tha Bezos pasi doli nga kapsolla, duke shtuar se ai ndihej “shumë mirë” dhe të pranishmit e tjerë ishin “një ekip shumë i lumtur”.

Megjithatë, Bezos po përballet me kritika për faktin që po shpenzon para për hapësirën, mes shqetësimeve për kushtet e punës në Amazon dhe problemet e planetit.

Në një konferencë shtypi pas fluturimit të martën, Bezos tha se sipërmarrja e re kishte përforcuar angazhimin e tij për të trajtuar krizën e klimës dhe është duke përdorur New Shepard si një gur drejt kolonizimit të hapësirës për të mirën e Tokës./Anabelmagazine

“Ne do të ndërtojmë një rrugë për në hapësirë në mënyrë që fëmijët tanë dhe fëmijët e tyre, të mund të ndërtojnë të ardhmen. Kjo nuk ka të bëjë me arratisjen e Tokës … Ky është i vetmi planet i mirë në sistemin diellor dhe ne duhet të kujdesemi për të. Kur shkoni në hapësirë dhe shikoni sa e brishtë është, doni të kujdeseni edhe më shumë për të.”

Read Previous

Qyteti 4 mijë vjet i vjetër në ‘Djepin e Qytetërimit’

Read Next

“Serbia ka kufij të njohur ndërkombëtarisht që përfshijnë edhe Kosovën”