Fluks në Morinë, ambasadori Minxhozi: Lëvizja pa kontrolle ka dhënë efekte, rritje e kalimeve me 15%

Fundjava në Morinë ka nisur me një fluks të artë të qytetarëve  të Kosovës dhe mjeteve që kanë hyrë në Shqipëri për pushime në bregdetin shqiptar ndërkohë që lëvizja pa kontrolle në kufi po zbatohet duke shmangur pritjet dhe radhët e gjata.

Nga kufiri Kosovë-Shqipëri, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi, e ka cilësuar si lajm të mirë që po gjen zbatim ‘liberalizimi i kufijve’ gjatë fundjavave e që sipas tij ka dhënë efektet e menjëhershme me 15 % më shumë të qytetarëve të Kosovës drejt Shqipërisë, sesa në përudhën e zakonshme me kontrolle.

Ambasadori Minxhozi ndër të tjera tha se e njëjta procedurë po zbatohet edhe në Pikën Kufitare të Shishtavecit, si një tjetër korridor i rëndësishëm mes Shqipërisë e Kosovës.

Marrëveshja për lëvizjen pa kontrolle në dy anët e kufirit, në fundjavë dhe festa zyrtare do të jetë në zbatim deri më 30 shtator. /a2/

Read Previous

​897 raste aktive me COVID

Read Next

Vrapo për Autizëm 2022