Florian Loshaj nënshkruan me Istanbulsporin

Florian Loshaj ka kompletuar kalimin te Istanbulspori.

Klubi turk njoftoi zyrtarisht këtë të shtunë për arritjen e marrëveshjes me mesfushorin kosovar.

Loshaj me klubin nga Superliga e Turqisë ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në vitin 2027.

26-vjeçari së fundmi ishte pjesë e skuadrës polake, Cracovias, ku shënoi një gol dhe një asistim në 15 paraqitje në sezonin aktual.

Mesfushori nga Skenderaj te Istanbulspori do të gjej katër futbollistët tjerë shqiptarë; Jetmir Topalli, Eduard Rroca, Valon Ethemi dhe Sidrit Guri.

Florian Loshaj me Kombëtaren e Kosovës numëron 17 paraqitje. /Gazeta Express/

Read Previous

Qeveria miraton një mori rregulloresh për të punësuarit në sektorin publik

Read Next

E mbijetuara e kancerit: Jetën po e jetoj për të dytën herë