Fisnik Asllani renditet mes golashënuesve më të mirë të Bundesligës

Sulmuesi i Hoffenheimit, Fisnik Asllani, e ka nisur furishëm edicionin 2025/26. 

Asllani e ndan pozitën e tretë të golashënuesve më të mirë. Ka tre gola të realizuar. 

Harry Kane i Bayern Munchenit i prin renditjes me pesë gola. Në vendin e dytë është sulmuesi i Dortmundit, Serhou Guirassy me katër gola. 

Plot shtatë lojtarë, duke përfshirë Asllanin, i kanë nga tri gola. 

Shtatlarti kosovar dy gola i realizoi në fundjavë në ndeshjen ndaj Union Berlinit. E ka edhe një asistim. 

Në edicionin e kaluar Asllani shkëlqeu tek Elversbergu në Bundesliga 2, me 18 gola e nëntë asistime në 33 paraqitje. /Koha.net/

Read Previous

Shqipëria hap nesër katër kapituj të tjerë të negociatave me BE

Read Next

Mbi 400 asistentë të punësuar për fëmijët me nevoja të veçanta por nuk janë të mjaftueshëm