Fisnik Asllan, lojtari i ndeshjes pas paraqitjes fantastike kundër Union Berlin

Fisnik Asllani shkëlqen me dygolësh, Hoffenheim mund Union Berlinin Hoffenheim ka shënuar fitore bindëse në udhëtim te Union Berlin, në kuadër të xhiros së tretë në Bundesliga.

Skuadra ku gjenden tre yjet nga Kosova i arkëtoi pikët e plota me një fitore të madhe me rezultat 4-2.

Fisnik Asllani golat i shënoi në minutat 45+3’ dhe 52, duke qenë një nga më të mirët në fitoren e klubit të tij.

Sulmuesi doli të jetë lojtari i ndeshjes, sipas SofaScore, duke u vlerësuar me notën 8.3, pasi kishte edhe tri gjuajtje brenda kuadratit, 33 prekje topi dhe një pasim kyç.

Ishte mbrojtësi Albian Hajdari fitoi penallti, ndërsa paraqitje solide kishte edhe Leo Avdullahu.

Hajdari kishte 11 duele të fituara dhe 9 spastrime, duke u vlerësuar me notën 7.3.

Hoffenheim me këtë triumf ngjitët në pozitën e gjashtë me gjashtë pikë, kurse Union Berlin bie në pozitën e 12-të me tre sosh./Telegrafi/

Read Previous

Shpërthim në Madrid, 21 të plagosur, tre në gjendje të rëndë

Read Next

AAK ka bërë hapjen e fushatës elektorale në Gjakovë