Fiorentina – Inter, formacionet e mundshme të finales së Kupës së Italisë

Fiorentina dhe Interi janë gati për finalen e madhe të Kupës së Italisë për edicionin 2022/23 që zhvillohet në Olimpico nga ora 21:00 dhe trajnerët e të dyja skuadrave pritet të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Nerazzurrët janë kampionët mbrojtës të Kupës së Italisë dhe tashmë e kanë ngritur trofeun tetë herë. Toskanët kanë fituar Kupën e Italisë gjashtë herë dhe kanë humbur finalen e fundit që kanë luajtur në vitin 2014 kundër Napolit.

Këto dy skuadra kanë arritur gjithashtu në finalet e Ligës së Kampionëve dhe të Ligës së Konferencës këtë sezon, prandaj mediat italiane i referohen ndeshjes së sotme si ‘Finalja e Finalistëve’.

Inter dhe Fiorentina fituan nga një ndeshje në Serie A këtë sezon. Nerazzurrët fituan 4-3 në Firence në tetor, ndërsa toskanët siguruan një fitore 1-0 në San Siro në prill.

Vetëm Salvatore Sirigu nuk është në dispozicion për Fiorentinën, ndërsa Interi është pa të dëmtuarit Henrikh Mkhitaryan dhe Milan Skriniar.

Dy dyshime për trajnerin Italiano të Fiorentinës: Lucas Martinez Quarta është favorit ndaj Luca Ranierit në sulm, ndërsa Gaetano Castrovilli duhet të startojë në qendër të mesfushës duke lënë Rolando Mandragora fillimisht në pankinë.

Nuk ka dyshime për Interin me Lautaron dhe Dzekon në sulm dhe Romelu Lukaku që e nis ndeshjen nga bankina. Nga banka pritet ta nis edhe portieri Andre Onana.

Formacionet e mundshme

Fiorentina (4-2-3-1)Terracciano; Dodo, Milenkovic, Martinez Quarta, Biraghi; Amrabat, Castrovilli; Ikone, Bonaventura, Nico Gonzalez; Cabral;

Inter (3-5-2)Handanovic; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Dimarco; Lautaro Martinez, Dzeko.

/Telegrafi/

Read Previous

Kreu i Wanger: Ukraina ka një nga ushtritë më të fuqishme në botë

Read Next

Formohet Këshilli organizativ për shënimin e Ditës së Çlirimit dhe 145-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit