Kreu i Wanger: Ukraina ka një nga ushtritë më të fuqishme në botë

Yevgeny Prigozhin, kreu i grupit mercenar rus Wagner, tha se luftëtarët e tij janë më të fortët, por pranoi se ushtria ukrainase gjithashtu ka zhvilluar një luftë të ashpër, veçanërisht në Bakhmut.

Prigozhin tha se ukrainasit janë “shumë të organizuar, shumë të trajnuar dhe inteligjenca e tyre është në nivelin më të lartë, ata mund të operojnë çdo sistem ushtarak si atë sovjetik apo atë të NATO-s”.

“Tani mund ta gjykoj sipas përvojës sime, e di se si luftojnë vende të ndryshme. Sot Wagner është ushtria më e mirë në botë, por unë besoj se Ukraina sot ka një nga  ushtritë më të fuqishme në botë, tha Prigozhin.

Prigozhin ka kritikuar lidershipin ushtarak të Rusisë disa herë,  duke fajësuar shefat e mbrojtjes ruse për  mijëra viktima të Wagner, për shkak të mungesës së municioneve.

Në intervistë, Prigozhin tha se më shumë se 10,000 trupa të Wagner kishin vdekur në betejën për Bakhmut. Dhe ai pranoi se Rusia nuk kishte arritur shumë sukses në qëllimin e saj për “çmilitarizimin e Ukrainës”.

“Në fillim të operacionit special ushtarak, ukrainasit kishin, le të themi 500 tanke dhe tani kanë 5,000 tanke, dhe nëse vetëm 20,000 njerëz dinin të luftonin atëherë, tani janë 400,000 njerëz që dinë të luftojnë,” theksoi ai. /abcnews.al

Read Previous

Bien me 41% fitimet e Gazprom, shkak sanksionet perëndimore

Read Next

Fiorentina – Inter, formacionet e mundshme të finales së Kupës së Italisë