Filharmonia e Kosovës nis vitin 2026 me një koncert më 23 janar, nga ora 19:30, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Nën dirigjimin e italianit Marco Crispo, koncerti sjell si soliste flautisten franceze Iris Daveiro, me një program që ndërthur impresionizmin me identitetin e muzikës shqiptare.
Filharmonia vazhdon misionin e saj si urë mes traditës dhe modernes, Kosovës dhe botës, pas paraqitjeve të suksesshme gjatë vitit të kaluar në qytete si Bernë, Sofje, Hamburg dhe Romë. /RTKlive