FFK-ja ka një njoftim të rëndësishëm para ndeshjes Kosovë – Greqi

Federata e Futbollit e Kosovës ka dalë me një kërkesë gjatë ditës së sotme për tifozët e Kosovës, në prag të ndeshjes me Greqinë, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Në këtë adresim për publikun, shtëpia më e madhe e futbollit në Kosovë apelon te tifozët që, ndër të tjera, të mos mbajnë mjete piroteknike dhe pije alkoolike.

Të njëjtët gjithashtu njoftojnë se rruga që çon për në stadium do të jetë e bllokuar për automjete, duke iu mundësuar lëvizje vetëm këmbësoreve.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të tyre:

Njoftim për opinion 

4 qershor, 2022 – Me rastin e zhvillimit të ndeshjes Kosovë – Greqi, të dielën më 5 qershor 2022, kërkojmë nga të gjithë qytetarët që kanë siguruar bileta që të kenë parasysh respektimin e disa rregullave për ta pasur sa më të lehtë qasjen në stadium:

1.Rruga rreth stadiumit do të jetë e bllokuar për automjetet, ndërsa këmbësorëve ju lejohet lëvizja.

2.Ju rekomandojmë që ardhja në stadium të bëhet më së voni një orë para ndeshjes, për shkak të arsyeve si vijon:

-Policia e Kosovës do të jetë e vendosur në perimetrin e dytë, me ç’rast do të bëjë filtrimin e shikuesve për mos lejimin e bartjes së gjësendeve të palejuara apo të rrezikshme në portat hyrëse.

Gjërat e palejuara përfshijnë:
*Mjetet piroteknike
*Shishet e qelqit pavarësisht madhësisë
*Shishet e plastikës pavarësisht madhësisë
*Pijet alkoolike dhe substancat narkotike
*Ushqim i çfarëdo lloji (përveç ushqimit të fëmijëve 24 muajsh
*Ombrella
*Armë zjarri ose armë të ftohta apo cfarëdo mjeti tjetër që mund të përdoret si armë
*Sende të rënda (çanta shpine, karrige të palosshme, etj).
*Kamera profesionale dhe video kamera
*Çdo material promovues racist, ksenofobik, politik, fetar
– Ata të cilët nuk posedojnë bileta nuk do ta kenë mundësinë të ofrohen tek hyrja në portat ku bëhet kontrolli dhe leximi i biletave.

  1. Veturat për qasje në parkingun zyrtar duhet të jenë të pajisura me parking PASS, në të kundërtën nuk do të lejoj parkimin në atë zonë (me përjashtim të veturave të FFK-së dhe personave të pajisur me biletën VIP).

4.Me datë 05.06.2022, nuk lejohet operimi me dron.
Kërkojmë nga qytetarët që maksimalisht të respektojnë rregullat, në të kundërtën mund të jenë subjekt i ndëshkimit nga organet ligjore.

Ju mirëpresim! 

/Lajmi.net/

Read Previous

Macron: Rusia nuk duhet të poshtërohet, pavarësisht gabimit historik të Putinit

Read Next

Gjashtë raste të reja pozitive me COVID-19