Feyenoord publikon listën me lojtarët që do të udhëtojnë drejt Kosovës për ndeshjen ndaj Dritës

Klubi holandez, Feyenoord ka publikuar listën me 21 lojtarët që ka ftuar për ndeshjen e parë ndaj Dritës në Ligën e Konferencës.

Drita e pret gjigantin holandez në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës, në ndeshjen që zhvillohet të enjten në stadium Fadil Vokrri nga ora 21:00.

Tashmë të dy klubet janë gati për këtë përballje dhe holandezet veçse kanë publikuar listën për ndeshjen ndaj gjilanasve.

Përzgjedhësi Arne Slot së bashku me 21 të ftuarit e tij janë nisur sot (e mërkurë) për në Kosovë dhe së shpejti pritet të arrijnë në aeroportin Adem Jashari.

Achraf El Bouchataoui humbet ndeshjen e parë me Dritën për shkak të rrethanave private, ndërsa nuk është ftuar as Alireza Jahanbakhsh, i cili nuk ka ende të drejtë për të luajtur dhe do të stërvitet në Holandë në ditët në vijim./Telegrafi/

Më poshtë keni listën me 21 lojtarët e ftuar nga Feyenoord:

1.Justin Bijlow

2.Marcus Holmgren Pedersen

4.Marcos Senesi

6.Mark Diemers

7.Luis Sinisterra

8.Leroy Fer

10.Orkun Kokcu

11.Bryan Linssen

15.Tyrell Malacia

16.Franco Antonucci

19.Robert Bozenik

21.Ofir Marciano

24.Naoufal Bannis

25.Ramon Hendriks

26.Guus Til

27.Christian Conteh

28.Jens Toornstra

30.Thijs Jansen

35.Wouter Burger

45.Lennard Hartjes

48.Antoni Milambo

Read Previous

5 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Read Next

Arsenali përgatit ofertën për mesfushorin e Leicester City