Faton Peci: Nëse nuk ka reflektim këtë javë, duhet të mendojmë për zgjedhje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, ka paralajmëruar se nëse nuk ka lëvizje nga Nisma dhe LDK për zhbllokimin e situatës në Kuvend, atëherë duhet të diskutohet seriozisht për zgjedhje të reja.

Ai tha se qytetarët tashmë e kanë përcaktuar se kush duhet ta udhëheqë Kuvendin dhe se VV-ja nuk do të tërhiqet nga pozita e kryetarit të Kuvendit.

“Nëse nuk ka reflektim nga Nisma dhe LDK-ja, unë mendoj që është faza kohore që partitë t’i thirrin arsyes e të shohin mundësitë reale që t’i rikthehemi edhe një herë qytetarit e vendi të shkojë në zgjedhje. Unë mendoj që është faza që nëse në këtë javë nuk ka reflektim, e reflektimi prej gjithësecilit, qytetari e ka precizu qartë, ajo që është e definuar me votën e qytetarit, se kryetari i Kuvendit i takon VV-së”, tha Peci.

Deputeti shtoi se partia e tij është e palëkundur në këtë qëndrim.

“VV-ja është e vendosur që përderisa është e definuar që me parimet kushtetuese që i takon grupit më të madh parlamentar, ka ofru pjesën e ofertës për bashkëqeverisje në nivel të qeverisë”, tha ai. /GazetaSinjali/

Read Previous

Bllokada në Kuvend, Abdixhiku: Nuk pres ndonjë zgjidhje as në ditët e mbetura

Read Next

Veton Berisha: E votoj secilin kandidat në procedurë të hapur të votimit