Fanella e legjendës Kobe Bryant shitet për një shifër rekorde në një ankand në New York

Kobe Bryant padyshim që është një nga lojtarët më të mëdhenj që ka luajtur në elitën e basketbollit amerikan NBA.Reklama

Legjenda e Los Angeles Lakers, i ndjeri Kobe Bryant ndërroi jetë më 26 janar të vitit 2020 pasi helikopteri që po e transportonte atë u rrëzua derisa Bryant ishte aty së bashku me vajzën e tij.

Por edhe pas vdekjes së tij Bryant vazhdon të përmendet dhe tanimë një fanellë e tij është futur në histori.

Kobe Bryant's MVP jersey sells for over €5.4m
Kobe Bryant's MVP Jersey Sells For $5.8 Million—Second-Most Valuable Jersey  Ever

Një fanellë e Kobe Bryant ka dalë në ankand nga Sotheby’s derisa është shitur për një shumë rekorde.

Fanella me numrin 24 e sezonit 2007/08 kur Bryant u zgjedh MVP është shitur për një shumë prej 5,8 milionë dollarëve (5,4 milionë euro).

Ky është një rekord në vete dhe fanella e shitur mbante edhe nënshkrimin e legjendarit të LA Lakers. /Telegrafi/

Read Previous

SHBA ndërton në Evropë qendër trajnimi për sistemin raketor HIMARS

Read Next

Gazetari i njohur jep lajmin e bujshëm, Ancelotti ka pranuar të jetë trajneri i Brazilit