Familja Sadrija dyshon se zjarri u shkaktua nga energjia elektrike

Burhani dhe Oresi nuk mund të ju shpëtonin flakëve në mëngjesin e djeshëm. Të dy fëmijët, njëri 12 e tjetri 13 vjeq mbetën të vdekur nga zjarri që e bëri shkrum e hi katin e dytë të kësaj shtëpie në fshatin Ujz të Gjakovës.

Mëngjesi i djeshëm ishte i kobshëm për familjen Sadrija e cila sot kishte hapur dyert për ngushëllime.Të shumtë ishin qytetarët që vizituan e ngushëlluan këtë familje me rastin e humbjes së më të dashurve të tyre.

Familjarët prapa kamerave të televizionit Syri thanë se në momentin kur ka shpërthyer zjarri fëmijët ishin në gjumë dhe nuk kanë pasur mundësi askush të depërtonte brenda. Babai i njërit prej viktimave gjatë tentimeve për të shpëtuar të dy fëmijët ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore dhe emocionale ai nuk ka pranuar që të prononcohet për mediumin tonë.Ndërkohë njëri nga familjarët është shprehur se vështirë po e kalojnë këtë tragjedi dhe për shkak të situatës së rëndë që po e përjetojnë ata nuk mund të deklarohen.Ndonëse ende nuk ka asgjë të sigurt sot gjatë xhirimit të këtyre pamjeve nga ekipi ynë familjarët janë shprehur se dyshojnë se zjarri u shkaktua nga energjia elektrike për të cilën thanë se kanë folur me KEDS-in para një jave për problemet me rrymë që i kanë pasur, por që sipas tyre kompania asnjëherë nuk iu është përgjigjur ankesës së tyre.Për pretendimet e familjarëve ne kemi kontaktuar Kompaninë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë.Kjo kompani ka thënë se janë dalë në vendngjarje dhe po analizojnë çdo detaj.

” KEDS ka derguar nje ekipe te eksperteve qe do te analizojne secilin detaj cka ka ndodhe. Ne i kishim lute te gjitha palet qe te permbahen deri te perpilohet raporti i eksperteve bazuar ne te gjeturat ne vendin e ngjarjes. Ne pamje te pare, as shtylla, as kabllo qe e furnizon shtepine nuk jane as te djegura, as te demtuara. Per shkak te ndjeshmerise se rastit, KEDS nuk mund te komentoje dicka tjeter”, thuhet në përgjigjen e KEDS-it dhënë për tv Syri.

Ndërkohë të gjitha njësitet kanë qenë në vendin e zjarrit për të zbuluar shkaktarët e zjarrit.Edhe gjatë ditës sotme këtu u panë eskpertët e vlerësimit të zjarreve.Me këtë tragjedi po merret edhe Prokuroria Themelore e Gjakovës.Nga ky institucion kemi kërkuar të dijmë se cilat janë procedurat që po zhvillohen.Por që nuk  kemi pranuar asnjë përgjigje.Edhe pse ende nuk ka asgjë të sigurt hetimet për rastin në fjalë janë duke vazhduar.

Ekpertiza është bërë dhe mbetet të verifikohet shkaktari kryesor I zjarrit nga institucionet përkatëse gjatë ditëve në vijim.

Read Previous

Zvicra do të shtrëngojë rregullat e hyrjes nga fundi i shtatorit

Read Next

SBASHK-u gati që viti i ri shkollor të nis më 13 shtator, por vendimin e merr Qeveria