Fakulteti i Arteve i UP-së hap ekspozitë për Festën e Flamurit

Fakulteti i Arteve i Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë do të hapë një ekspozitë më 28 nëntor 2025.

Përmes një njoftimi për media, ky fakultet ka njoftuar se ekspozita organizohet në kuadër të shënimit të “28 Nëntorit” – Ditës së Flamurit.

“Kjo ekspozitë paraqet krijimtarinë e profesorëve të Fakultetit të Arteve nga të gjitha disiplinat, duke sjellë vepra që reflektojnë traditën artistike, zhvillimin bashkëkohor dhe angazhimin e vazhdueshëm në promovimin e artit në vend”- thuhet në njoftim.

Ekspozita do të hapet në ora 19:00 dhe Galerinë e Fakultetit të Arteve. /Kallxo.com

Read Previous

Mbi 11 milionë euro buxheti për zgjedhje të parakohshme, Murati: Do mundohemi të gjejmë zgjidhje

Read Next

​Ndërpritet greva pas lëshimit të mjeteve financiare për RTK-në