Evropianët përgatitin alternativë ndaj planit amerikan për Ukrainën

Një grup liderësh evropianë po punon sipas raportimeve për një version alternativ të planit për përfundimin e luftës ruso-ukrainase, i cili ofron kushte më të drejta për Ukrainën sesa ato të përfshira në dokumentin e hartuar nga administrata e presidentit amerikan Donald Trump.

Liderët evropianë synojnë që të bindin Ukrainën të mbështesë këtë plan, duke theksuar se përfshin kushte më të favorshme për Kievin, sipas raportimeve të Wall Street Journal. Pritet që puna mbi këtë plan të përfundojë brenda disa ditësh, ndërsa detaje të tjera mbi dokumentin evropian nuk janë publikuar ende.

Mediat amerikane dje publikuan planin amerikan të paqes, pas dorëzimit për shqyrtim Ukrainës. Plani është kryesisht copëtim i Ukrainës./koha.net

Read Previous

Inter–Milan për titull kampioni: Rikthehet derbi i zjarrtë në Serie A këtë fundjavë

Read Next

Komandanti i KFOR’it takon kryemyftiun Tërnava: Shkëmbim pikëpamjesh mbi çështjet sociale dhe fetare