Eurodeputeti irlandez shfaqet me fanellën e kombëtares shqiptare në Parlamentin Evropian

Eurodeputeti irlandez, Ciaran Cuffe ka mbajtur një fjalim në Parlamentin Evropian ndërsa ishte i veshur me bluzën e kombëtares shqiptare.

Gjatë fjalës së tij, Cuffe theksoi se Shqipëria ka bërë përpjekje shumë të madha, prandaj ka ardhur momenti që të hapen menjëherë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Situata në Ukrainë na tregoi, se paqja është e brishtë. Në vitet 90, vendet e Ballkanit Perëndimor na e rikujtuan këtë. Nuk duhet të harrojmë kurrë, se vetëm përmes dialogut, mund të kapërcejmë urrejtjen, dhunën dhe përplasjet midis kombeve. Bashkimi Evropian është një forum për shtetet anëtare që të gjejnë kompromise përmes fjalëve dhe jo armëve. Duke pushtuar Ukrainën, Rusia sfidoi këto vlera themelore. Vendet e Ballkanit Perëndimor ndajnë me ne këto vlera, por spektri i luftës rëndon mbi rajonin”, deklaroi ai.

Ai më tutje deklaroi se së fundi ka vizituar Shqipërinë, ku ka konstatuar se po rritet skepticizmi rreth integrimeve evropiane tek populli shqiptar.

“Unë kam qenë në Shqipëri së fundmi, siç mund ta shihni dhe pashë për herë të parë zhgënjimin në rritje me procesin e integrimit evropian. Shqipëria ka bërë përpjekje të mëdha ndaj ne duhet të hapim menjëherë negociatat e anëtarësimit. Nëse nuk e bëjmë jo vetëm që ne nuk do jemi në lartësinë e përgjegjësive tona, por ne rrezikojmë që të rrisim ndërhyrjen e atyre që përdhosin vlerat tona”, tha Cuffe.

Ndryshe, kryeministri shqiptar, Edi Rama paralajmëroi Bashkimin Evropian se Shqipëria do të ndryshojë kurs nëse nuk hapen negociatat në qershor./Abcnews.al/

Read Previous

​Kurti takoi kongresistin Bill Keating

Read Next

22 vjet nga masakra në burgun e Dubravës (Pamje të rënda)