Bayerni i beson talentit kosovar, Erblin Osmani në listë për përballjen me Atleticon
Kanë mbetur edhe dy ditë prej fillimit të EuroBasketit për grupmoshën U18.
Kjo garë do të mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut, e aty do të marr pjesë edhe Kosova.
“Dardanët” do të ketë punë me Kombëtare si Estonia, Hungaria, Zvicra, Islanda e Polonia.
Djelmoshat kosovarë tashmë e kanë mësuar edhe orarin e zhvillimit të ndeshjeve.
Sefte do t’ia bëjnë kundër Estonisë, të premten e 26 korrikut, njofton Federata e Basketbollit të Kosovës transmeton Klankosova.tv
Të rinjtë tanë pastaj, do të përballen me Hungarinë, Zvicrën, Islandën e Poloninë.
Të gjitha këto ndeshje, Kosova do t’i luaj për një afat gjashtë ditorë.
Eurobasketi për Divizionin B për U18 që do të mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut do të nis nga 26 korriku deri më 4 gusht./Klankosova.tv