Escobar: Urgjentisht, urgjentisht të fillojë puna për Asociacionin

Mëngjesin e kësaj të diele emisari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar dha një intervistë për BBC Radio ku foli për situatën e fundit në veri të vendit dhe veprimet e mëtutjeshme të Serbisë e Kosovës.

Escobar tha se kjo situatë në veri ka qenë shqetësuese, duke i bërë përgjegjëse të dyja palët, Kosovën e Serbinë, e më pas shtoi dhe se dy shtetet duhet të shmangin tensionet. 

Ndërsa, ai e përsëriti dy herë fjalën urgjentisht, kur kërkoi themelimin e Asociacionit.

“Kurti duhet të tërheqë policinë nga objektet komunale, dhe urgjentisht, urgjentisht të fillojë punën për punën e Asociacionit”, tha Escobar.

Read Previous

Kurti: Amerikën e konsiderojmë partner të padiskutueshëm, por nuk lejojmë që republika të bie në duart e milicisë fashiste

Read Next

Shqipëri, të ardhurat doganore rritje me 3.1 miliardë lekë gjatë majit