Ermal Krasniqi përfshihet në formacionin e javës në Poloni

Si çdo javë në ligat evropiane publikohen formacionet e javës.

Në elitën e futbollit polak, “Ekstraklasa” u publikua 11-shja më e mirë e cila përmban një futbollist kosovar.

Ai është Ermal Krasniqi, i cili ka shkëlqyer këtë javë me Legia Varshavën duke shënuar edhe gol ndaj Widzew Lodz, skuadër kjo në të cilin luajnë lojtarë shqiptarë.

Krasniqi u vlerësua me notën 8.3 nga faqja e njohur e statistikave, “Sofascore”.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Elon Musk: Inteligjenca Artificiale do të zëvendësojë telefonat brenda pesë viteve

Read Next

“Shqipëria, një prej transformimeve më mbresëlënëse në tokën evropiane”