Elon Musk: Inteligjenca Artificiale do të zëvendësojë telefonat brenda pesë viteve

Creator: Joe Skipper | Credit: REUTERS

Elon Musk është i bindur se telefonat inteligjentë (smartphone), në formën që i njohim sot, do të zhduken brenda pesë viteve, duke u zëvendësuar nga pajisje të bazuara plotësisht në Inteligjencë Artificiale.

Në një intervistë në podkastin e Joe Roganit, Musk tha se “telefoni i së ardhmes nuk do të ketë sistem operimi, as aplikacione – do të jetë thjesht një ndërfaqe që lidh përdoruesin me AI-në”.

“Praktikisht, do të kesh një Inteligjencë Artificiale në server që bashkëvepron me një AI në pajisjen tënde”, shtoi ai.

Që në vitin 2023, raportime mediatike kishin bërë të ditur se OpenAI po punonte për një pajisje të re të bazuar në AI.

Lloji i saj nuk ishte zbuluar, por shumë e konsideruan të mundshme që të ishte një smartphone i gjeneratës së re. /Albanianpost.com

Read Previous

Merz: Refugjatët sirianë në Gjermani duhet të kthehen në shtëpi ose do të përballen me dëbim

Read Next

Ermal Krasniqi përfshihet në formacionin e javës në Poloni