Erërat e forta dhe reshjet e shiut, KEDS: Gjakova dhe Prizreni – me dëme në rrjetin elektrik

KEDS-i bën të ditur se Gjakova dhe Prizreni kanë dëme në rrjetin elektrik, pasi kishte erëra të forta.

Në njoftimin e lëshuar nga KEDS thuhet se gjatë ditës pritet që situatë e njëjtë do të mund të jetë edhe në rajonin e Pejës, në Drenas, në Skenderaj e deri në Prishtinë.

“Ekipet e KEDS-it janë në terren që nga mbrëmë. Derisa një pjesë e madhe e dëmeve janë sanuar, KEDS-i po shton numrin e punëtorëve në terren, sipas nevojës, në mënyrë që në një afat optimal të sanojë dëmet e shkaktuara si rrjedhojë e këtyre kushteve atmosferike, dhe që furnizimi me energji elektrike për të gjitha këto zona të prekura t’i kthehet normalitetit”, thuhet në njoftim.

/KlanKosova/

Read Previous

Peach në Beograd: Pres nga Kosova dhe Serbia që të arrijnë një marrëveshje përfundimtare

Read Next

Zelensky e quan “tragjedi të tmerrshme” rrëzimin e helikopterit në Ukrainë