Enrique: Do të kishim fituar edhe pa kartonin e kuq të Araujos

Paris Saint Germain ka bërë përmbysje ndaj Barcelonës duke fituar ndeshjen e kthimit 1-4 dhe duke kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Parisienët u mposhtën në ndeshjen e parë me rezjltat 2-3, por pas fitores në Kataluni kaluan tutje me rezultat të përgjithshëm 6-4.

Luis Enrique e ka pranuar se ka qenë shumë e vështirë për të luaj ndaj Barcelonës, klub ku ka luajtur dhe ka qenë edhe trajner.

“Ka qenë e vështirë të luash kundër Barçës nga një nivel sentimental. Shpresoj të mos luaj më shumë kundër Barçës”, tha Enrique, i cili shtoi se shpreson ta shoh Xavin gjatë te Barça.

“Xavi ka bërë punë të madhe dhe shpresoj ta shoh gjatë te Barcelona”, vazhdoi tutje trajneri spanjoll.

“E dinim se do të ishte një lojë me gola dhe ishim të përgatitur për të gjitha skenarët. Ata filluan të humbin para se të luhej një çerek ore”.

I pyetur më pas nëse kartoni i kuq ndaj Araujos e kishte kushtëzuar Barçën dhe ndeshjen, Luis Enrique tha se do të fitonin edhe me Araujon në fushë.

“Nuk e kam parë atë rast, por zakonisht nuk i gjykoj gjyqtarët. Përjashtimi është padyshim një faktor i rëndësishëm, por rezultati është i drejtë”.

“Do të fitonim këtë sfidë edhe nëse nuk do të ishte kartoni i kuq për Araujon”, përfundoi tekniku spanjoll.

Në gjysmëfinale, Enrique me PSG-në e tij do të përballen me gjigantin gjerman, Borussia Dortmund. /Telegrafi/

Read Previous

12 raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Read Next

NJË JETË NË NJË ORË: Skender Lluka