Emisari gjerman sot për vizitë në Kosovë, një ditë pas situatës së tensionuar në veri

Sot do të jetë për vizitë në Kosovë emisari gjerman, Manuel Sarrazin.

Sarrazin do të jetë për vizitë në Prishtinë një ditë pas situatës së tensionuar në tri komunat në veri të vendit.

Takimi i të dërguarit të Gjermanisë me kryeministrit e vendit do të jetë në ora 10:00.

Ndryshe, të premten në tri komunat në veri, atë në Zubin Potok, Zveçan e Leposaviq kishte situatë të tensionuar pas grumbullimit të qytetarëve serbë të cilët nuk lejonin kryetarët e sapo zgjedhur të hyjnë në objektet e komunave.

Megjithatë, në përcjellje të policisë kanë arritur të hyjnë në zyrat e tyre, kryetari i Zubin Potokut dhe ai i Zveçanit. /Telegrafi/

Read Previous

Milan synon transferimin e Edon Zhegrovës

Read Next

BE dënon marrëveshjen për vendosjen e armëve bërthamore ruse në Bjellorusi