Elshani: Situatë e qetë në veri, Policia e gatshme të reagojë në rast incidentesh

Veton Elshani, zëvendëskomandant i policisë në veri, FOTO: Radio Evropa e Lirë

Situata në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës është e qetë dhe aktualisht nuk ka indikacione për rrezik të sigurisë, tha zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Për momentin nuk ka rrezik për sigurinë, por ne jemi këtu që të reagojmë nëse paraqitet”, u tha Elshani gazetarëve.

Ai tha se Policia ka përgatitur një plan operativ dhe nuk do të lejojë “provokime” nga asnjëra anë e urës mbi lumin Ibër, që ndan Mitrovicën e Jugut, me shumicë shqiptare, nga Mitrovica e Veriut, me shumicë serbe.

Elshani tha se Policia ka zhvilluar takime me KFOR-in, EULEX-in, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe institucione të tjera të sigurisë.

“Nuk ka indikacione se mund të ketë ndonjë rrezik për sigurinë”, tha ai. /Radio Evropa e Lirë/

Read Previous

​Abdixhiku: UÇK-ja mbetet pjesa më krenare e historisë së popullit tonë

Read Next

Qëndrimi i palëkundur i Thaçit: Gati të vazhdojë të luftojë për Kosovën