Ekstradohen dy të dyshuar, njëri në Gjermani tjetri në Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë ekstradimin e dy të dyshuarve, njërin nga Kosova për në Gjermani, ndërsa tjetrin nga Gjermania për në Kosovë.

“Me datën 15.07.2026 është ekstraduar i dyshuari shtetas palestinez nga Kosova për në Gjermani, pasi që kërkohej nga autoritetet gjermane me letër-rreshtim ndërkombëtar i përfshirë në një grup kriminal duke kryer veprat penale të ‘Kontrabanda me emigrantë”, njofton policia.

Një ditë më pas, nga Gjermania për në Kosovë është ekstraduar shtetasi kosovar, i cili ishte i kërkuar nga autoritete e drejtësisë së Kosovës.

“I dyshuari, pas ekstradimit, u është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë rajoni i Mitrovicës së Jugut për vazhdim me procedurat tjera ligjore”, vazhdon njoftimi.

Të dy ekstradimet u realizuan falë bashkëpunimit mes institucioneve të Kosovës dhe atyre gjermane. /RTKlive

Read Previous

Netanyahu anulon vizitën në SHBA

Read Next

KFOR dhe OSBE diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon