Ekspozita ‘Plisi’ nga artisti Hagji Gjoni

Të martën më 9 nëntor, në Galerinë ‘Ngujimi’, do të hapet ekspozita ‘Plisi’ e artistit Hagji Gjoni .

Ekspozita e kuruar nga Naser Shatrolli përbëhet nga 7 punime, 4 portrete me plisa dhe 3 plisa pothuajse me përmasa reale të tri trevave shqiptare.

“Gjate kerkimit kam vrejtur se në tokat shqiptare janë bartur disa lloje plisash (qeleshe), pra po ja filloj nga jugu i Shqiperisë qe plisi është me maje më të gjatë, në Shqipërinë e mesme plisi me majë të rrafshët dhe ne pjesen veriore të shqipërisë e në Kosovë bartet plisi në formë më të rrumbullakët.” – thotë artisti Gjoni duke dhënë detaje për ekspozitën./KultPlus.com

Read Previous

19 raste të reja pozitive me covid-19

Read Next

Struga, qytet i bastoreve