KB Vëllaznimi arrin marrëveshje me Bardh Rexhën dhe Burim Zekiqin

KB Vëllaznimi ka vazhduar me përforcimin e ekipit për sezonin 2023/2024, duke transferuar edhe një prej basketbollistëve më me perspektivë në vendin tonë.

Sipas burimeve të TV SYRI , skuadra gjakovare është përforcuar me alonë e fuqishme rahoveciane, Bardh Rexha.

22 vjeçari në edicionin e kaluar qenë pjesë e skudarës së Rahovecit duke qenë prej kontribuesve kryesor të ekipit me një me mesatare prej 7.5 pikëve, 5.4 kërcimeve, 1.6 asisteve për ndeshje.

Rexha pritet të jetë prej shtyllave kryesore te Vëllaznimi i Audrius Prakuraitis.

Burime të TV SYRI poashtu bëjnë të ditur se pjesë e Vëllaznimit gjatë këtij sezoni do të jetë edhe Burim Zekiqi, i cili sezonin e kaluar ishte transferuar nga KB Trepça tek skuadra e Vëllaznimit.

Lojtari nga Mitrovica, sezonin e kaluar ishte pjesë e rëndësishme e skuadrës gjakovare, në veçanti në ndeshjen që Vëllaznimi e zhvilloi kundër Trepçës në palestrën “Shani Nushi”, më 23 tetor 2022, i cili në këtë ndeshje kishte shënuar 19 pikë e kishte realizuar 5 kërcime, duke u shpallur kështu MVP i xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në basketboll.

/TvSyri/

Read Previous

Ekspertët e mjedisit kritikojnë planin e Suedisë për të ndërtuar 10 reaktorë të rinj bërthamorë

Read Next

Disney + nga 1 nëntori rrit çmimet e abonimeve dhe ndalon ndarjen e fjalëkalimeve