Ekipi rumun kërkon Brrutin, Malisheva kërkon çmim të lartë për transferimin e tij

Ekipi rumun, Cluj, ka shprehur interesim për të transferuar Etnik Brrutin, si zëvendësues të Lindon Emërllahut, i cili u shit për 2 milionë euro te Polissya në Ukrainë.

Megjithatë, klubi i Malishevës nuk do ta lërë lehtë Brrutin.

Klubi kërkon të paktën 800 mijë euro për mesfushorin 21-vjeçar dhe dëshiron gjithashtu të ruajë 15% të kartonit të tij në rast rishitjeje.

Kontrata e Brrutit me Malishevën është në fuqi deri në qershor të vitit 2026, ndaj klubi është i angazhuar të mos e humbë lojtarin pa ndonjë kompensim të denjë.

Brruti ishte gjithashtu në qendër të vëmendjes ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë disa muaj më parë, kur vendosi të vishte fanellën e Shqipërisë, duke lënë pas Kosovën U21, ku aktivizohej më parë.

Për këtë edicion, 21-vjeçari është lojtari më i rëndësishëm për Malishevën, duke shënuar katër gola dhe duke kontribuar me tre asistime në 17 ndeshje.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Garancitë e sigurisë nga Ukraina, Macron kërkon samit të aleatëve të Kievit në fillim të janarit

Read Next

Kroacia: Dërgohen thirrjet e para për ekzaminime mjekësore të shërbimit ushtarak