Edi Rama shpërndan vendimin e Qeverisë së Kosovës për shtyrje të reciprocitetit me Serbinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pasi ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës për shtyrje për 30 ditë të vendimit për vendosje të reciprocitetit me Serbinë, e ka vazhduar mbështetjen për të edhe më.

Ai në profilin zyrtar në Twitter ka shpërndarë postimin e kryeministrit Albin Kurti, në të cilin ndodhet komunikata e plotë e qeverisë.

“Në bashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtarë, ne jemi zotuar për ta shtyrë zbatimin e vendimit për targat e veturave dhe dokumentet për hyrje-dalje në pikat kufitare me Serbinë për 30 ditë me kushtin që të gjitha barrikadat të jenë larguar dhe që lëvizja e lirë të jetë rivendosur”.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Parashikimi i motit për Gjakovë

Read Next

​Opozita e kritikon ministrin Latifi për mospjesëmarrje në komisionin ku do të shqyrtohej raporti i MSh-së