AI hyn fuqishëm në Hollywood, Netflix e përdor në qindra filma
Kryeministri Edi Rama në takimin me kryetarët e bashkive për performancën e pushtetit vendor në funksion të vizionit Shqipëria 2030 në Bashkimin Evropian, u ndal edhe tek ndërtimet pa leje në zonat e mbrojtura.
“Në Theth i legalizuam të gjitha shtëpitë që ishin aty. Nuk kemi për të lënë asnjë guriçkë të vendoset pa leje në Theth dhe ku ka zona të mbrojtura do ta thellojmë këtë punë”, theksoi Rama.
Kryeministri Rama u shpreh se “do të shtrëngojmë ligjin që të mos jetë më loja ‘macja me miun’, ne ik, prish, rrinë mbeturinat aty. Duhet të çojmë gjithë ato forca deri në majë të malit për të pastruar”.
Por, vijoi Rama, kur ta vënë gurin pa leje ta mendojnë mirë që nuk do e shohin më atë pikë ku e vunë gurin për 7 vjet.
“Deri atëherë logjika është kjo, nëse shtëpitë janë aty përpara shpalljes së zonave të mbrojtura nuk diskutohet që duhen legalizuar”, tha Rama. /ATSH/