Ecte me shpejtësi në korsi të kundërt, kapet shoferi 11-vjeçar

Kur policitët në Kanada nisën të ndiqnin një makinë që ecte me 150 km në orë në anën e kundërt të rrugës, fillimisht besuan se kishin kapur një shofer të dehur. Por, oficerët u befasuan kur zbuluan se shoferi ishte në fakt një djalë 11-vjeçar.

Shoqëruesi i tij në sediljen e pasagjerit ishte një 12-vjeçar. Nuk u dhanë detaje të tjera, por policia thotë se për shkak të moshës së tyre, nuk do të ngrihet asnjë akuzë.

Pavarësisht shpejtësisë së madhe, nuk raportohet për të lënduar, por policia tha se ka pasur dëme të shumta në gardhe si dhe dëmtime në automjet./Anabelmagazine/

Read Previous

Kosova me sanksione të reja për Rusinë dhe Bjellorusinë

Read Next

Ukraina: 121 fëmijë kanë humbur jetën në 28 ditë luftë