E diela me dy viktima në Shqipëri

Për t’i shpëtuar vapës në këto ditë të nxehta, të shumtë janë qytetarët që zgjedhin detin, liqenin apo lumenjtë për tu freskuar, por dita e djeshme shënoi një bilanc të rëndë me dy viktima në Shqipëri.

Një i mitur, vetëm 11 vjeç u mbyt pasditen e së dielës në lumin Rrapun, në fshatin Tokëz të Librazhdit. Mësohet se 11-vjeçari po lahej bashkë me shokun e tij, por nuk ka mundur dot të dalë i gjallë nga ujërat e lumit.

Trupi i pajetë i të miturit u nxor nga ekipet e zjarrfikëses së Librazhdit, të ndihmuara edhe nga kolegët e Prrenjasit.

Ndërkohë që pasdite, në plazhin e Darëzezës, dyshohet se ka ndërruar jetë sapo ka hyrë në ujë një 55-vjeçar nga Fieri. Paraprakisht policia tha se 55-vjeçari humbi jetën si pasojë e një ataku kardiak.

Një grup hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes./Sinjali/

Read Previous

Vazhdojnë kolonat, deri në dy orë pritjet në Merdare

Read Next

​Gjashtë vjet nga vdekja e Bajram Rexhepit