Dyshohet se personi që është hedhur nga Ura e Fshajtë ishte mësues. FSK-ja pritet të filloj kërkimin në Urën e Fshajtë

Në bazë të burimeve që ka siguruar TV Syri, po dyshohet se për personin i cili është hedhur mbrëmë nga Ura e Fshajtë ekzistojnë dy dëshmitarë, të cilët e kanë parë me sytë e tyre këtë situatë. Gjithashtu, FSK-ja është njoftuar për rastin dhe ka dalë në terren për të bërë vlerësimin e situatës.Por, për shkak se uji është i rrëmbyeshëm dhe ka dalë nga shtrati kjo po ua pamundëson kërkimin e personit që dyshohet se është hedhur nga Ura e Fshajtë mbi lumin Drin.Duke ju referuar burimeve tona, kemi arritur të kuptojme se profesioni i këtij personi ishte mësues

Read Previous

​Mungesa e ujit, publikohet orari i reduktimeve

Read Next

Ka ndërruar jetë Baba Mumin Lama Kryetar i Komunitetit Bektashian të Republikës së Kosovës