Ka ndërruar jetë Baba Mumin Lama Kryetar i Komunitetit Bektashian të Republikës së Kosovës

Në njoftimin zyrtarë të lëshuar nga komuniteti bektashian mes tjerash thuhet:Kryetari i Komunitetit Bektashian të Republikës së Kosovës,Baba Mumin Lama e la botën materiale për t’u bashkuar me shpirtërat e pastër sot, më 26.01.2021. Myrshydi ynë njihej gjithandej për qetësinë që reflektonte,për urtësinë e bujarinë e madhe. Tregonte respektin për çdo qenie njerëzore, ngritej me konsideratë si për fëmijët ashtu për të moshuarit. Nuk dallonte njerëzit në elemente që diferencojnë, por këto i konsideronte pasuri të esencës së qenies njeri – duke shprehur dashuri për secilin, si veçoria kryesore e klerikut të shtegut të Hynqar Haxhi Bektash Veliut. Ne, bektashinjtë e Kosovës dhe të gjithë dashamirët e anëtarët bektashianë gjithandej, do të ngushëllohemi me faktin se kjo është ndarje e përkohshme. E ngushëllojmë veten me kujtimet e bukura që Baba Mumini na i la. Qofshim të denjë për t’i ndjekur mësimet e Baba Muminit. Baba Mumini qoftë drita jonë që na udhëzon në shtegun e pastër të Ehli Bejtit.

Me 27.01.2021 nga ora 11:00 në ambientet e Teqes Bektashiane në Gjakovë bëhen homazhe. Varrimi bëhet në ora 14:00 në Tyrben e Teqes në Gjakovë ,thuhet në njoftim, transmeton Tv Syri.

Read Previous

Dyshohet se personi që është hedhur nga Ura e Fshajtë ishte mësues. FSK-ja pritet të filloj kërkimin në Urën e Fshajtë

Read Next

​Sulmoi nënën e vet, arrestohet vajza