Dy vdekje dhe mijëra fluturime të anuluara si pasojë e motit të ligë në SHBA

Ndërsa Britania e Madhe është mbuluar nga akulli dhe bora, në SHBA temperaturat pritet të zbresin deri në -57 gradë Celsius.

Shërbimi Kombëtar i Motit në SHBA (NWS), tha se rënia e temperaturave po shkaktohet kryesisht nga një shpërthim në Arktik.

“Për të theksuar se sa intensiv është ky shpërthim ajri në Arktik, mbi 95 milionë qytetarë do të paralajmërohen, këshillohen, dhe vëzhgohen për të ftohtin dhe erën e fortë që nga mesnata e sotme”, tha NWS.

Si pasojë e motit të ligë, në qytetin Portland të Oregon janë regjistruar dy vdekje, ndërsa mijëra fluturime janë anuluar në të gjithë vendin.

Gjithashtu, në verilindje dhe veriperëndim të Paqësorit është ndërprerë energjia elektrike për rreth 350 mijë klientë. 

/Telegrafi/

Read Previous

Sveçla: Po të mos kishim vonesa në reagim ndaj kidnapimit të 3 policëve, Banjska s’do të ndodhte

Read Next

Hapet thirrja nga MBPZhR për gjashtëmujorin e dytë 2023 të pagesave direkte