Dy senatorë amerikanë sot takojnë Osmanin dhe Kurtin

Dy senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Peter Welch sot do të takohen me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Sipas njoftimit të Presidencës, Osmani, do t’i presë dy senatorët nga ora 9:15. Ndërkaq, në ora 10:00, Shaheen dhe Welch do të takohen me kryeministrin Kurti.

Është bërë e ditur se në të dy rastet do të ketë deklarim për media.

E për vizitën e senatorëve amerikanë në Kosovë, njoftoi vetë Shaheen.

“Senatori Peter Welch dhe unë jam në Ballkanin Perëndimor për të siguruar aleatët tanë se SHBA-ja është e angazhuar në mënyrë aktive dhe mbështet aspiratat demokratike të kombeve të tyre. Pres me padurim që të kem biseda thelbësore me drejtues dhe zyrtarë lokalë gjatë gjithë vizitës”, ka shkruar ajo në “X”. /KosovaPress/

Read Previous

Çfarë ndodhi në seancën e jashtëzakonshme për Policinë? Replikat mes Konjufcës dhe Musliut

Read Next

Humb jetën një person, u rrëzua derisa ishte duke punuar