Kardiologët ndajnë 4 ushqime që duken të shëndetshme, por mund të dëmtojnë zemrën!
Policia e Kosovës (PK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar të zhdukur një burrë në Gjakovë dhe një grua në Rahovec.
Lidhur me rastin në Gjakovë, në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se viktima raportohet i zhdukur që nga 20 dhjetori.
“Rr. Fehmi Agani, Gjakovë 20.12.2023, 17:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vëllai i saj, viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vend ndodhjen e tij”, thuhet në njoftim.
Kurse, rasti i dytë thuhet se ka ndodhur në fshatin Dobidol të Rahovecit, ku një vajzë ka raportuar zhdukjen e motrës.
“Fsh. Dobidol Rahovec 26.12.2023 11:50. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se motra e saj, viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vend ndodhja e saj”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se rastet janë nën hetime. /BetimipërDrejtësi