Dy ndeshje zhvillohen në Superligë, vëmendja në derbin Feronikeli – Prishtina

Prishtina vazhdon rrugëtimin për ta fituar titullin kampion, derisa ndalesën e radhës do ta bëj në Drenas, me ç’rast takohet me Feronikelin.

Skuadra e Klodian Duros nuk është se po kalon në një formë të mirë rezultatesh, por përballjet derbi si ajo ndaj Prishtinës janë gjithmonë motiv shtesë për t’u luajtur.

Me synimin e vetëm fitoren, dy skuadrat do të përballen në “Rexhep Rexhepi” në sfidën që nis nga ora 13:00.

‘Nikli’ dhe Prishtina këtë edicion janë përballur dy herë, ku kryeqytetasit kanë një fitore 1-2 dhe ndeshja tjetër kishte përfunduar 0-0 në ‘Fadil Vokrri’.

Në orarin e njejtë do të zhvillohet edhe dueli tjetër në Brestovik të Pejës. Besa është nikoqire e Llapit që synon të dal nga kjo ‘mini-krizë’ e rezultateve.

Skuadra e Tahir Batatinës e di mjaft mirë se sa i vështirë është ai terren, pasi që ka barazuar në sfidën e parë kampionale me rezultat 2-2.

Për llapjanët përveç tri pikëve, çdo rezultat tjetër do të ishte dështim, derisa vendasit synojnë të shkaktojnë befasi. /Telegrafi/

Read Previous

20 shprehje nga 20 sipërmarrësit më të mëdhenj të kohërave

Read Next

Sot mblidhet ​KQZ-ja për certifikimin e rezultateve