Dy anesteziologë të riinfektuar me Covid-19, nuk dihet për sa kohë pacientët janë imun

Dy anesteziologë janë riinfektuar me Coronavirus, ka konfirmuar drejtori i kësaj Klinike, Nehat Baftiu.

Baftiu pas takimit me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka pohuar se dy anesteziologët po trajtohen në shtëpi.

Për këtë ka folur edhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi. Krasniqi ka thënë se riinfektimi ndodh për dy arsye pasi që nuk dihet sa zgjatë imunizimi apo ndryshimeve që pëson virusi.

“Po janë konfirmuar rastet e qytetarëve që janë riinfektuar, dhe është një numër jo i madh dhe gjendja e tyre ka qenë e mirë dhe stabile”.

“…është e mundur për dy arsye qoftë për shkak të ndryshimeve që mund të pësojnë viruset por arsyeja tjetër se ende nuk dihet se sa zgjat imuniteti”.

“Ne kemi një numër më ta vogël të pacientëve të shtritë dhe kemi hapësira dhe kemi plan detal për të shtrirë pacientët që mund të kenë nevojë”.

Ndërsa ministri në detyrë, Armend Zemaj ka folur për vaksinën anti-Covid. Ai ka thenë se vaksina do të vije këtë muaj duke shtuar se Kosova ka traditë të mirë të vaksinimit.

“Ajo çka është e mira se përgatitjet kanë fillua  me kohë edhe plani i imunizimit është rifreskuar”.

“Kosova e ka një traditë të vaksinimit pasi po e lidh me atë të gripit sezonal dhe sigurimi do të na lehtësoj imuzimin e plote të qytetarëve, dhe fundi i qershorit të na gjejë në nivel tjetër të pandemisë dhe vaksina do të vijë në shkurt”./Ekonomiaonline

Read Previous

Rreziqet e shëndetit nëse rrini 8 orë ulur në ditë

Read Next

Vetëvendosje sqaron se çfarë do të ndodhë me votat e Kurtit nëse qytetarët votojnë numrin një