Duele fantastike na presin sot në Ligën e Evropës, gjigantët evropianë zbresin në fushë

Liga e Evropës këtë edicion është jashtëzakonisht interesant me shumë skuadra të mëdha që kanë mbetur në garën e dytë më të madhe evropiane për klube.

Barcelona, Manchester United, Roma, Juventus, Ajax, Monaco, Sevilla apo Bayer Leverkusen janë në garë për të kaluar në 1/8 e finales në Ligën e Evropës

. E sot në fushë zbresin 16 skuadra ku do t’i zhvillojnë ndeshjet e para të 1/16 së finales.

Padyshim që dueli kryesor i mbrëmjes është ai mes Barcelonës dhe Manchester United që zhvillohet me fillim nga ora 18:45 në Camp Nou.

Sfidë shumë interesante është ajo mes RB Salzburg dhe Romës, por edhe Ajax e Union Berlin.

Nga ora 21:00 në fushë zbret Juventusi që përballet me Nantes, derisa duel tejet interesant është edhe ai mes Bayer Leverkusen dhe Monacos. /Telegrafi/

Read Previous

Seanca e Apelit ndaj Mustafës, Prokurori Michalczuk: Është rrezik të arratiset nëse lirohet nga paraburgimi

Read Next

Tërmeti shkatërrues, Shqipëria dhuron 1 milion euro për Turqinë