Drogë me vlerë 300 mijë euro në banesë, arrestohet shqiptari në Selanik

Një emigrant shqiptar, 42 vjeç, ka rënë në prangat e policisë greke, pasi në shtëpinë e tij në Selanik janë gjetur lëndë narkotike me vlerë 300 mijë euro.

Gjatë kontrollit shqiptarit iu gjetën në banesë 19 kg 65 gram marijuanë të ndara në disa pako, 3 kg 404 gram kokainë dhe 2 peshore elektronike.

Gjithashtu iu sekuestruan dhe 530 euro dhe 2 celularë. Sipas përllogaritjeve nga autoritetet, nëse droga do të dilte në shitje ajo kapte vlerën e rreth 300 mijë eurove. /EO/

Read Previous

Bislimi: Me hapa të shpejtë por të matur, Kosova vazhdon rrugëtimin e saj drejt BE-së

Read Next

Lajm tragjik vjen nga Katari, gazetari amerikan ndërron jetë në konferencën për shtyp gjatë ndeshjes Holandë – Argjentinë