Dr.Zajmi: Çrregullimi i sjelljeve te nxënësit kërkon trajtim të veçantë

Pandemia COVID-19 natyrshëm ka ndikuar edhe në shëndetin e adoleshentëve. Ndonëse kjo grupmoshë kalon një fazë jetësore kur të gjithë kanë nevojë për kontakte sociale fizike, të mbyllurit brenda kanë qenë një nga faktorët që shumë shpesh disa prej tyre edhe të kenë çrregullime të sjelljes në procesin mësimor.
Profesionistët e fushtës së psikiatrisë thonë se nëse fëmija paraqet çrregullim të sjelljes apo edhe depresion duhet patjetër të kontaktohen personat kompetent.

Doktoresha Zajmi apelon edhe tek prindërit që të flasin hapur për secilin problem të fëmijëve të tyre sepse ka 2 vite që ata kanë qenë të mbyllur dhe jo rrallë kanë qenë të rrethuar edhe me lajme të këqija.

Studimet e bëra në këtë fushë dëshmojnë se të dy sekset tregojnë simptomatikat e tyre karakteristike,pavarësisht që ndryshon mosha në të cilat fillon çrregullimi i sjelljes.Te vajzat fillon rreth moshës 14 -16 vjeç që karakterizohen me gënjeshtra, mashtrime, abuzime me droga dhe prostitucion, kurse tek meshkujt rreth moshës 10 vjeç dhe karakterizohet me agresivitet, vjedhje, vandalizëm dhe probleme në shkollë.

Read Previous

Një person mendohet se është vaksinuar 90 herë për të shitur certifikatat e vaksinimit

Read Next

Blinin online 50-she euro të falsifikuara dhe i hidhnin në treg, arrestohen 5 adoleshentë