Një person mendohet se është vaksinuar 90 herë për të shitur certifikatat e vaksinimit

Një burrë 60-vjeçar dyshohet se është vaksinuar kundër Covid-19 dhjetëra herë në Gjermani për t’u shitur kartat e vaksinimit njerëzve që nuk donin ta bënin vaksinën.

Burri nga qyteti Magdeburg, emri i të cilit nuk u publikua në përputhje me rregullat gjermane të privatësisë, thuhet se ka marrë bërë deri në 90 vaksina kundër Covid në qendrat e vaksinimit në Saxony për muaj të tërë derisa u kap nga policia.

I dyshuari nuk është arrestuar, por është nën hetim për dhënien e certifikatave të vaksinimit pa autorizim dhe falsifikim dokumentesh, raporton agjencia e lajmeve dpa.

Për momentin, nuk është e qartë se çfarë ndikimi kanë patur në shëndetin e burrit rreth 90 injeksione të vaksinave Covid-19, të cilat ishin të markave të ndryshme./Anabelmedia/

Read Previous

Kosova në Bullgari, Deçani në Greqi dhe Shkupi në Turqi, tre vendbanimet me emër të njëjtë me origjinalët në trojet shqiptare

Read Next

Dr.Zajmi: Çrregullimi i sjelljeve te nxënësit kërkon trajtim të veçantë