Dr.Haxholli: Kryeni kontrolle për ta parandaluar skoliozën

Shëndeti i njeriut varet nga mirëqenia e kolonës vertebrale”, kështu ka deklaruar në emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri” doktor Kujtim Haxholli.

Ky i fundit u shpreh se skolioza krijon probleme të pafundme në shëndetin e njeriut dhe sipas tij, është tejet e rëndësishme që të kuptohet rëndësia e qëndrimit dhe aktiviteteve fizike.

“Aktiviteti fizik, edukimi fizik në shkolla, instruktorët, mësuesit e edukimit fizik është mirë të njohin fushën e problemeve të kolonës vertebrale.

Shëndeti i njeriut varet nga mirëqenia e kolonës vertebrale. Është kaq e rëndësishme, sepse krijon probleme të pafundme. Nga vertebra e parë e qafës deri te e fundit. Një prej probleme është që njeriu e krijon vetë skoliozën nga qëndrimi që mban.

Informacioni është pushtet dhe njerëzit duhet të dinë se postura, ushtrimet fizike janë shumë të rëndësishme për skoliozën”, u shpreh ai.

Doktor Kujtim Haxholli informoi se skolioza prej jo vetëm të rriturit por nga mosha zero deri në pleqërinë e thellë. Ai theksoi se nga të gjitha llojet e skoliozës, vuajnë rreth 30% e popullsisë së botës. Ai këshilloi prindërit që të kryejnë kontrolle nëse fëmijët shfaqin ankesa me shpinën.

Shumica janë  me problem të skoliozës e cila prek jo vetëm të rriturit, por nga mosha 0 deri në pleqërinë e thellë. Është dëmtim i kolonës vertebrale dhe përbehet nga 4 lloj skoliozash.

Janë disa skolioza që lindin me njeriun, një pjesë zhvillohet në moshën 10-12 vjeç, më pas ato që zhvillohen nga postura e keqe, nga aktiviteti I ngarkuar në një qëndrim të caktuar, ka skolioza që shkaktohet nga dëmtimi I kockës vertebrale. Të gjitha këto krijojnë problem pas moshës 30-vjeç.

Ka fëmijë që ankohen nga dhembjet e shpinës. Shkaku është në moshën e re. Shumica që janë në moshë të re, janë të trashëguara. Përbën rreth 30% të gjithë popullsisë. Të gjitha skoliozat e popullsisë së botës, 30% e popullsisë e vuajnë.

Ushtrimet fizike janë zgjidhja më e mirë. Ato problem të skoliozës që janë patologjike duhet të merret mjekësia. Një pjesë e skoliozave të trashëguara nisin në moshën 10-12 vjeç dhe duhen kontrolluar sepse është parandalim që të mos keqësohet”, theksoi doktori./RTSH/

Read Previous

Gustave Flaubert, një nga shkrimtarët më të mëdhenj në historinë e letërsisë

Read Next

​Real-Bayern, formacionet e mundshme