Dogana e Kosovës është duke zhvilluar një aksion kontrolli në gjashtë barnatore në Pejë dhe një në Gjakovë.
Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci.
“Aksioni është duke u zhvilluar ne 6 lokacione në Pejë dhe një në Gjakovë”, deklaroi ai.
Raportohet se në cak të aksionit është parandalimi i tregtimit të barnave pa dokumentacion dhe pa procedura të rregullta doganore. /Klankosova.tv/