FIFA reagon ashpër pas akuzave për kurdisje të ndeshjeve në Botëror
Për të shënuar Ditën Kombëtare të Personave të Pagjetur, YIHR KS do të organizojë një aksion rrugor në Sheshin “Skënderbeu” më datë 27 prill, duke filluar nga ora 12:00.
Ky aksion rrugor do realizohet së bashku me qytetarët dhe aktivistë duke rikujtuar në mënyrë simbolike numrin e 1620 personave të pagjetur që ende na mungojnë.
“Institucionet e Kosovës janë përgjegjëse për përpjekjet e mangëta dhe sipërfaqësore ndaj çështjeve të ballafaqimit me të kaluarën e sidomos ndaj zbardhjes së fatit dhe vendodhjes së personave të pagjetur. 22 vite pas, ne ende jemi shumë larg paqes së qëndrueshme pasi e vërteta dhe drejtësia për të gjitha viktimat e të mbijetuarit/at e luftës së fundit në Kosovë nuk është vendosur në vend. Duke u përfshirë secili/a nga ne në këtë aksion rrugor do solidarizohemi me familjarët/et e personave të pagjetur që ende ju mohohet e drejta e vërtetës dhe drejtësisë”, thuhet në njoftim./KultPlus.com