Sekuestrohen 13 mijë litra etanol, vlera mbi 100 mijë euro

Oficerët e doganës sot kanë arritur të parandalojnë kontrabandimin e 13,440 mijë litrave Etanol (alkool 96%).

Pas informatave të siguruara përmes rrugëve operative njësitet anti-kontrabande të Doganës së Kosovës kanë arritur të identifikojnë dhe ndalojnë një kamion të dyshuar i cili vinte nga Mitrovica.

“Me këtë rast është arritur të parandalohet kontrabandimi i 13,440 litra alkool koncentrat 96%, Etanol me vlerë prej 23,923.20 euro (me origjine nga Serbia)…”, thuhet në njoftim.

Lidhur me këtë rast është njoftuar Prokuroria Themelore në Prishtine dhe me urdhër të Prokurorit kujdestar i dyshuari është intervistuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Malli i kontrabanduar është sekuestruar. /Telegrafi/

Read Previous

Netflix planifikon të shtojë reklama në platformë për ata që duan të paguajnë më pak

Read Next

Dita Kombëtare e Personave të Pagjetur do të shënohet me aksion rrugor