Protestat e dhunshme në Shqipëri, Edi Rama shkon te Kolegji i djegur i Evropës: Kush e ka bërë këtë do ta paguajë

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka akuzuar opozitën se qëndron pas dëmtimit të godinës së Kolegjit të Evropës gjatë protestës, duke pretenduar se synimi është dëmtimi i imazhit të Shqipërisë.

“Nuk mund të jenë duart e studentëve. Për ta jemi gjithmonë të gatshëm të flasim e të diskutojmë”, deklaroi Rama, duke shtuar se përgjegjësit duhet të përballen me ligjin.

“Secili që ka bërë këtë katrahurë do të paguajë, sepse Shqipëria nuk do të kthehet më kurrë pas”, tha ai.

Rama e lidhi incidentin me përplasjet politike dhe rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, duke theksuar se dëmtimet nuk do ta pengojnë integrimin e vendit.

“Kolegji i Evropës ndodh sot të jetë simboli. Janë orë të vështira, por orë që do t’i kalojmë të gjithë së bashku”, përfundoi kryeministri. /Nacionale/

Read Previous

Spektakël në Ligën e Kampionëve, 78 gola në një xhiro dhe rekord i ri historik

Read Next

​Dita Botërore e Gruas Rurale